Policia gjenë një mini- bunker në argjendarinë “Baraku”
Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin e nisur para disa ditëve në disa lokacione të Kosovës, e që ka të bëjë me grabitjen në Suharek.
Si redhojë e kësaj, mbrëmjen e se dielës policia është stacionuar në qendër të Prishtinës saktësisht tek argjendaria “Baraku”.
Aty po dyshohet për një mini- bunker (Strehim i posaçëm, zakonisht i futur përgjysmë në tokë, me mure të trasha betoni e me frëngji) në të cilën ekipet e hetuesisë po dyshojnë se ka të fshehur ari.
Indeksonline ju ka sjelluar pamje në kohë reale të aksionit të policisë në argjendari.
Aksioni po vazhdon, Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.
Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.
Më poshtë mund të ndiqni video të këtij aksioni: