Përfundon seanca ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e Liridonës

Ka përfunduar seanca gjyqësore nThemelore të Prishtinës ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Kështu ka njoftuar avokati i Naim Murselit, Ahmet Ahmeti, raporton Insajderi.

Ndërkaq, avokati i dorasit, Granit Plavës, Skender Gojani ka thënë sot se klienti i tij po mbrohet në heshtje.

I dyshuari për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së kanë hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.

Për këtë seancë kanë ardhur edhe familjarët e të ndjerës, Liridonës. Vëllëzërit e saj janë parë në oborrin e pallatit të drejtësisë.

Liridona Ademaj u vra të mërkurën mbrëma në Sinidoll të Prishtinës, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. 30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.

Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të merr edhe 15 mijë euro të tjera.

Për këtë krim është arrestuar edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla. Ai është edhe anëtar i FSK-së.

Lexo edhe:  39-vjeçari nga Gjilani e raporton gruan të zhdukur, Policia aktivizohet për ta gjetur 23-vjeçaren