Tensionet në veri, EULEX-i bjen forca shtesë në Kosovë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, është përforcuar me trupa shtesë.

Kjo, sipas Borrellit, po bëhet për të siguruar stabilitetin në vend, ku zbarkuan xhandarët karabinierë.

“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Evropiane e Xhandarmërisë,pjesë e Karabinierëve zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që ta mbështesë një ambient të sigurt”, ka shkruar Borrell.

Kjo nuk është hera e parë që EULEX-i sjell përforcime në Kosovë, pasi një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në mars të këtij viti.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: 37 vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet se i dha fund jetës