Sot dita e fundit, mbi 3 mijë vetura të regjistruara me targa RKS në veri

Sot përfundon afati për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për “Indeksonline”,  se qytetarët mund t’i regjistrojnë veturat vetëm edhe të enjten.

Sipas tij nga 1 nëntori deri sot janë regjistruar mbi 3 mijë me vetura me targa RKS në veri të vendit.

Ndryshe sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme në fillim të muajit nëntor,  pati njofuar të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale, se  do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS.

Gjithashtu, MPB-ja kishte thënë se është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët po i konvertojnë targat në RKS.

Konvertimi i targave po bëhet në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.

Lexo edhe:  I riu i cili shkoi në Zvicër si kamarier, sot menaxhon një nga restorantet më luksozë në Cyrih