Hoxha nga Mitrovica kërkon të bëhen lutje për shërimin e familjes Brahimi që pësuan mbrëmë nga shpërthimi i bocës së plinit

Dje “Jepi zë” raportoi ekskluzivisht për një shpërthim të një boce të plinit në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

“Jepi zë” ishte mediumi i parë që arriti në vendin e ngjarjes dhe publikoi pamje nga ky incident me pasoja të rënda.

Ky shpërthim shkaktoi lëndime të rënda tek anëtarët e familjes Brahimi të cilët po trajtohen në QKUK.

Hoxha Sadik Avdiu përmes një postimi ka kërkuar që të bëhen lutje për shërimin e anëtarëve të kësaj familje.

Postimi i plotë:

Familja Brahimi nga Kçiqi i Madh momentalisht janë në proces të mjekimit !

Momentalisht ata kanë nevojë vetëm për lutjet tona.

Stafin mjekësor Zoti e shpërbleftë për punën e madhe që janë duke e bërë.

Unë jam në kontakt me familjen, dhe po sa të ka nevojë për çka do, ne do jemi me ta dhe pranë tyre.

O Zot ndihmoju dhe lehtësoju gjendjen.

Lexo edhe:  Murtaja afrikane e derrit vjen në Kosovë, një komunë bën thirrje për kujdes