Aziz Salihu: Gjynah mos ta fitojë Monika Big Brotherin, po ia kanë inati
Monika Salihu, është një nga banorët e edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova.
Ajo njihet në publik si vajza e Aziz Salihut, ish kampionit të boksit në Jugosllavi.
Në një intervistë për lajmi.net, ai ka folur për karrierën e tij e veçanërisht për Monikën.
Ish kampioni i boksit, ka treguar se ai është shumë i kënaqur me lojën e Monikës dhe po e përkrah atë gjatë gjithë kohës.
“Monika është gjynah mos me u kanë fituese”, ka thënë ai përderisa ka deklaruar se Monika e meriton të jetë pjese e këtij reality show.
Aziz Salihu nuk ka dëshiruar të flas për banorët e tjerë dhe ata të cilët ai i favorizon, por sipas tij ata nuk po sillen mirë me vajzën e tij.
“Pe shoh që Monikës ja kanë inati”, ka thënë bokseri i njohur shqiptar për banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Gjatë intervistës Aziz Salihu ka treguar se ai me Monikën ka qenë krenar që nga fëmijëria.
“Monika u kanë kampione e Evropës në karate”, ka treguar ai me emocion për fëmijërinë e Monikës.
Monika Salihu është njohur nga publiku përmes muzikës së saj nga e cila është larguar që disa vite