E mori një grua për të bashkëjetuar me të, arrestohet i dyshuari për dhunim
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar dje në Obiliq pasi dyshohet për veprën penale “Dhunim”.
Në raport thuhet se i njëjti e kishte marrë viktimën dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij me qëllim për të bashkëjetuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali pasi që i njëjti e kishte marrë viktimën femër ashkalike dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij me qëllim për të bashkëjetuar”, thuhet në njoftim.
Viktima ka deklaruar në polici se me tek i dyshuari ka shkuar me dëshirë për të jetuar me të, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe viktima është kthyer tek familja e saj.