Bad News Eagle bëhet pjesë e organizatës së David Beckham
Ekipi shqiptar në video-lojën më të famshme CS:GO, Bad News Eagles do të jenë tashmë nën menaxhim të kompanisë të udhëhequr nga legjenda e futbollit, David Beckham.
Guild është kompania e njohur e video lojërave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ku bashkëpronar është edhe ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham.
Nga sot e tutje Bad News Eagles do të quhet Guild Eagles.
Ekipi i përbërë nga Flatron “juanflatroo” Halimi, Rigon “rigoN” Gashi, Genc “gxx-” Kolgeci, Sener “SENER1” Mahmuti dhe Dionis “sinnopsyy” Budeci, ka qenë pa mbështetje organizative që nga fillimi i tyre gati dy vjet më parë. Përkundër kësaj, formacioni kosovar mori pjesë në tre Majors dhe arriti në fazën e Legends në të gjitha për t’u bërë një histori e lavdëruar shumë e famshme.
Ekipi shqiptar është shprehur i lumtur me këtë arritje, teksa kanë shtuar se do të vazhdojnë të punojnë tutje.
“Kemi pasur oferta nga organizata të shumta gjatë kohës që ishim ekip i panënshkruar, por në fund zbuluam se Guild ishin më të përafruarit me atë që duam të arrijmë në CS2. Me atë që kemi parë tashmë nga takimi me stafin dhe duke parë ambientet, nuk kemi dyshim se këtu i përkasim për të arritur nivelin tjetër”, ka thënë kapiteni i ekipit shqiptar.
Debutimi i listës për organizatën e tyre të re do të vijë të mërkurën në Finalet Online 4 të CCT 2023, ku ata do të përballen me Preasy në çerekfinalen e grupit të sipërm.