Vetura godet një fëmijë 5-vjeçar në Vushtrri, transferohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri, ku një veturë ka goditur një fëmijë pesë-vjeçar.

Sinjali mëson nga burimet brenda QKUK, se fëmija si pasojë e lëndimeve fillimisht është trajtuar në spitalin rajonal në Vushtrri, pastaj është dërguar për ekzaminim në këtë qendër.

Siç mëson Sinjali, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Për detaje shtesë, Sinjali do të ju mbajë të informuar.

Lexo edhe:  “Dreqi të hangtë Albin, s’e le asnjë qershi pa e hangër”, Musliu dhuron ‘show’ në Kuvend, Kurti ia plas gazit