Grabitje në fshatin Trudë: Hajnat vjedhjen mjete pune, sulmojnë fizikisht 64-vjeçarin dhe ikin

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë grabitjet e vjedhjet e shpeshta që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin pa lënë ndonjë gjurmë, por jo rrallëherë ndodhë që përfshihen në përleshje me personat që i kanë cak për t’i plaçkitur.

Kështu ka ndodhur edhe të dielën në fshatin Trudë në Prishtinë, ku dy persona kanë arritur që të grabisin disa mjete të punës, nën kërcënimin e armës.

Siç mëson Sinjali, rasti është raportuar nga një 64-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deklaruar se të dyshuarit përveç që vodhën akumulatorët, njëri prej tyre edhe e ka sulmuar fizikisht.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në identifikimin e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  E rëndë: Vriten 3 persona në Lipjan