Arrestohen katër persona pasi e rrahën një tjetër në Dragash

Katër persona janë arrestuar pasi që dje e kanë sulmuar fizikisht një tjetër në Dragash.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Dragash 30.10.2023 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Ky është burri nga Mitrovica që ndërroi jetë sot në QKUK