Specialja ka bastisur shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Gjykata Speciale raportohet se sot ka vazhduar aksionin në Prishtinë, ku është bastisur shtëpia e një tjetër këshilltari të ish presidentit Hashim Thaçi, Artan Behramit.

Sinjali raportoi të hënën ekskluzivisht për operacionin e zhvilluar dje në mëngjes, ku u bastisën shtëpia e Bashkim Smakajt, ish shef i AKI-së, që ishte dikur edhe këshilltar i ish presidentit Thaçi dhe ish këshilltarit tjetër të tij, Blerim Shala.

Ndryshe, pas përfundimit të bastisjeve në shtëpinë e Smakajt, është deklaruar avokati i tij, Artan Qerkini, i cili tha se janë marrë dokumente, të cilat aktualisht nuk dihen se të çfarë rëndësie janë.

“Dokumentet janë marrë. A është marrë ndonjë dokument që është i ndjeshëm për sigurinë e shtetit të Kosovës, kjo mbetet të shihet”, tha ai në një deklarim para gazetarëve.

Ai tha se hetuesit kanë bastisur me arsyetimin se në shtëpinë e Smakajt “mund të gjenden prova me relevancë për procedurat që janë duke u zhvilluar”.

Ish-shefi i AKI-së, siç tha Qerkini, “s’ka pasur kurrfarë kontakti me dëshmitarë”.

“Nuk është intervistuar dhe nuk ka pranuar kërkesë që të intervistohet”, tha avokati.

Lexo edhe:  Vdes polici kosovar