Arrestohet shtetasi serb, tentoi të korruptonte zyrtarin policor

Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Jarinjë është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që, i njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve, i ka ofruar zyrtarit policor një shume parash.
Kjo për faktin se i njëjti ka dashur që në këmbim të lejohet ta kalojë kufirin përkundër që rimorkios së kamionit i kishte skaduar libreza e qarkullimit.

Lidhur me këtë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Tensione në Istog- Familjarët e dëshmoreve fshijnë disa emra nga pllaka përkujtimorë, ndërhyn policia