Qiratë e larta në Zvicër, çiftet po detyrohen të kthehen të jetojnë me prindër

Qiratë janë rritur ndjeshëm në Zvicër në vitin e fundit. Si rezultat i kësaj, shumë njerëz në Zvicër tani po formojnë familje me tre ose më shumë persona, tregon një studim i ri

Shifrat nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se njerëzit në Zvicër po i kthehen familjeve të mëdha duke shmangur jetesën me vetëm gruan apo burrin.

Numri i njerëzve në familjet e sapoformuara që përbëhen nga tre ose më shumë persona u rrit vitin e kaluar, në 29,000, shkalla më e shpejtë që nga viti 2016, shkruan Indeksonline.

Si kurrë më parë në Zvicër, të rinjtë në masë të madhe kanë vendosur të kthehen në bashkëjetesën me prindër, gjë të cilën e tregojnë edhe statistikat. Imigrimi po shkakton gjithashtu rritjen e familjeve me tre ose më shumë persona.

Qiratë janë rritur në 3.5% mes viteve 2022-2023. Çmimi më i madh i qerasë është aktualisht në Valais dhe Graubünden.

Numri i apartamenteve të reja me qira të miratuara për ndërtim ra me 9.5 për qind në të gjithë Zvicrën në tremujorin e dytë të 2023 krahasuar me mesataren e dhjetë viteve të fundit.

Lexo edhe:  Keta janë personat e arrestuar në operacionin për fajde