Flet babai i Edona James: Nuk e kam parë prej kur është bërë femër, dua ta takojë

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James është kthyer në një prej personazheve më të komentuara aktualisht. Transgjinorja nuk ka hezituar që të tregoi me detaje ndërrimin e gjinisë dhe shumë gjëra nga jeta private.

Por, ajo ka folur shumë më pak për babanë e saj, të cilin nuk e ka takuar prej vitesh.

Në një intervistë me shkrim për RTV Dukagjinin, vjen babai i Edonës nuk ka hezituar që të flas për fëmijën e tij.

Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, dytë i ka marrë dhe ua ka bërë letrat në Gjermani, unë kam qenë azilant nuk kam mundu të bëjë asgjë, më kanë kthyer në Kosovës, e kam shikuar jetën time, jam martuar dhe kam krijuar familje tjetër, i kam dy djem me gruan tjetër”, ka thënë ai.

Ka kohë, kam harruar kur ka ndodhur më ka shkruar para dy jave a mundem me ma nxjerr një pasaportë, ky ka qenë kontakti i fundit”, tha babai i Edonës në lidhje me kontaktin me të.

Tutje ai ka treguar se nuk e ka takuar Edonën tash e 23 vite, takimi i fundit ishte kur ajo ka qenë ende fëmijë.

Prej fëmijrësi nuk e kam parë, kur është bërë femër nuk e kam parë, nuk kam parë ende asgjë, prej 2000 tash është 2023, qe 23 vjet”, pranoi ai.

Babai i saj nuk e ka mohuar dëshirën që të takohet me të pas rrugëtimit të saj në BBVK.

Në Big Brother nuk kam qejf ta takoj, por pas Big Brotherit kam qejf me e taku”, u shpreh ai.

Lexo edhe:  “Qumili” njofton pensionimin në 50 vjetorin e veprimtarisë së tij