Policia e vazhdon aksionin në veri, bastisen 7 lokacione gjithsej

Policia e Kosovës e ka vazhduar aksionin në komunat veriore të Kosovës derisa aktualisht bastisje po kryen në lagjen Kodra e Diellit, raporton teve1.
Në këtë lagje pritet edhe të përfundoj aksioni i sotëm i cili ka lidhje me sulmin e Banjskës të 24 shtatorit.
Gjatë këtij aksioni gjithsej janë bastisur 7 lokacione të ndryshme.
Një ndër bastisjet e së mërkurës ka ndodhur në banesën e njërit nga të arrestuarit për sulm në Banjskë të Zveçanit, Vladimir Toliq.
Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse është hasur në diçka të dyshimtë.
Një muaj më parë, grupe terroriste kishin sulmuar policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur dy policë tjerë.
Ndërsa në vendin ku u sulmuan policët e Kosovës, afër Manastirit të Banjskës, policia ka gjetur dhe sekuestruar armatim të llojeve të ndryshme.
Pas 24 shtatorit, Policia e Kosovës i ka zhvilluar disa bastisje në komunat veriore të Kosovës që lidhen me këtë rast.
Lexo edhe:  Raketat godasin një shkollë në Gaza ku ishin strehuar mbi 225 persona