Vushtrri, rrahu gruan dhe motrën e saj– burri lirohet në “procedurë të rregullt”

Një burrë në Vushtrri ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe motrës së gruas së tij.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE/Vushtrri 29.08.2022 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunën ndaj bashkëshortes dhe motrës së bashkëshortes dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  “Mos u afroni, që ma gjen diçka nanën a grunë shtatzanë keni punë me mu”/ 31-vjeçari i kërkuar kapet në Prishtinë, tenton të ikë si në filma