Propozimi i pastorit për dhunuesit: Të vendosen në kafaz për 12 orë në shesh

Kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, Pastori Femi Cakolli ka reaguar pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona, katër prej të cilëve janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i pesti është në kërkim.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Cakolli u shpreh se dhunuesit duhet të vendosen në kafaz dhe të ekspozohen për 12 orë në sheshet e komunave ku ka ndodhur krimi. Megjithatë theksoi se duhet të ndryshohet Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

“ Qe mos te mbesim duke i numeruar rastet e kidnapimit dhe dhunimit te vajzave tona te vogla e femijeve ne pergjithesi te vendit tone duhet qe te ndryshohet Kodi Penal i Kosoves dhe fajtoret e ketille te vendosen ne kafaz dhe te ekspozohen per 12 ore ne sheshet e komunave se ku ka ndodhur krimi. ” , tha ai.

Sipas tij, ndryshe kjo gjë nuk ndalet menjëherë.

“Jam i vetedijshem qe kjo eshte jashte mases dhe etikes se besimit tim dhe si pastor kishe por eshte koha qe te ngritet disiplinimi shoqeror per shkuljen e te keqes nga nje shoqeri qe ushqen e rrit kryesisht djem ‘krala’ e vajza te rendit te dyte a te trete ” , shkroi ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Qe mos te mbesim duke i numeruar rastet e kidnapimit dhe dhunimit te vajzave tona te vogla e femijeve ne pergjithesi te vendit tone duhet qe te ndryshohet Kodi Penal i Kosoves dhe fajtoret e ketille te vendosen ne kafaz dhe te ekspozohen per 12 ore ne sheshet e komunave se ku ka ndodhur krimi.

Ndryshe kjo gje nuk ndalet menjehere. Jam i vetedijshem qe kjo eshte jashte mases dhe etikes se besimit tim dhe si pastor kishe por eshte koha qe te ngritet disiplinimi shoqeror per shkuljen e te keqes nga nje shoqeri qe ushqen e rrit kryesisht djem “krala” e vajza te rendit te dyte a te trete.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Neser do behet vone, edhe pse te gjithe jemi fajtore disi pasi ne si familjare e shoqeri cdo dite e me shume po e heqim rojen e mbrojtjen per tjetrin. Kur bejme ne keshtu pse e kerkojme ne atehere rojen dhe mbrojtjen e Zotit?

Lutem dhe uroj qe ajo vajze shpejt te gjeje trajtimin e duhur, kendelljen dhe jeta e re te mbillet ne te pas kesaj shembje te madhe qe ka perjetuar. Neser sheshet le te mbushen duke reaguar si shoqeri, si prinder e familjare!