Çmimet e derivateve, Berjani: Shpresojmë që në vitin 2024 do të kemi çmime më të ulta

Çmimet e derivateve në Kosovë, vazhdojnë të jenë 1.30 cent deri në 1.39 cent për Diesel dhe 1.26-1.30 cent për benzine.

Kryetari I Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani ka thënë për “Indeksonline” se shpreson se në këtë vit çmimet e derivateve të jenë më të ulta.

“Viti 2023 qe e lam pas, ka qenë  me çmime te arsyeshme dieseli  1.30 cent deri 1.39 cent, ndërsa benzina 1.26 cent deri 130 cent.  Po këto çmime i kemi edhe sot. Me shpresë që në vitin 2024 çmimet e derivateve të jenë më të ulta . Vitin qe e lamë pas ishte me shumë sfida dhe probleme. Dëshiroj qe viti 2024 të jetë më i favorshëm për ne dhe qytetarët tanë, ku me shpresë do t’i kemi çmimet më të ulta në tregun kosovar, çmime më të volitshme”, tha ai.

Ndërsa thotë se çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të jenë më të ultat në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut. Megjithatë thotë se duke pasur parasysh gjendjen ekonomike në vend, çmimi real do të duhej të ishte 1 euro.

“Jemi tregu më i lirë në regjion perveç  Maqedonisë Veriore, e cila e ka akcizen ma te ult per 22 cent. Megjithatë çmimi real për qytetarët  duke pasur parasysh gjendjen ekonomike çfare e kemi, kishte me qenë 1€. Por kjo nuk varet nga shoqata dhe as nga Qeveria, por nga Berza dhe organizata prodhuese OPEC”, tha Berjani.

Ndryshe sipas tij çmimet në Shqipëri janë Dieseli 1.81 cent dhe Benzina 1.80 cent. Ndërkaq në Serbi çmimet e dieselit janë  1.70 cent dhe benzina 1.72 cent

Lexo edhe:  Shkoi për vizitë tek miqtë në Prishtinë, burri nuk përmbahet, çohet edhe e rrah gruan para prindërve të saj