Tifozi trim hungarez mbajti flamurin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë, sigurimi mezi e ndali

Lojtarët e Serbisë janë duke e zhvilluar sonte ndeshjen kryesore të kualifikimeve me Malin e Zi, ndeshja e parafundit e eliminatoreve për Kampionatin Evropian në Gjermani.

Tri ditë më parë, Serbia u mposht në “Pushkas Arena” nga Hungaria me rezultat 2:1, shkruan Ballkani.info.

E si gjithnjë deri më tash, tifozët serbë tentuan të brohoritnin slogane anti-Kosovë, mirëpo ishin hungarezët që nuk lejuan të dëgjohej zëri i tyre.

Këtë e tregon rasti i një tifozi i cili erdhi me veshje hungareze dhe shtriu një shall me mbishkrimin “Kosova” dhe flamurin e shtetit që serbëve dhe Serbisë iu ‘dhemb koka’ saherë e shohin.

Lexo edhe:  Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Prishtinë, cak dyshohet se ishte vetura e reperit ‘Noga‘