Gjendja e të lënduarve në Kçiq: Djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, katër nga ta futen në operacion

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave që pësuan lëndime nga shpërthimi i bombolës së gazit në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës,.

Përmes një komunikate për media, SHSKUK-ja njofton se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 13 persona.

Pacientët kanë pësuar djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në pjesë të ndryshme të trupit, teksa katër nga ta janë futur në operim.

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen 13 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiç të Mitrovicës.

Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK.

Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët.

Katër nga ta janë duke u operuar në sallën e operacionit”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  102 të vdekur nga aksidentet në trafik