33 krerë lopë të sëmura po asgjësohen në Skënderaj
23 krerë lopë me sëmundjen e brucelozës dhe 10 të tjera në Mikushnicë të Skenderajt që dyshoheshin se mund të infektohen janë duke asgjësuar.
Pronari i Fermës kishte kërkuar që ky proces të kryhet sa më parë sepse kishin nisur t’i infektohen edhe familjarët.
Këto lopë ishin në pronësi të fermerit Adnan Rexhepi nga Mikushnica e Skenderajt ndërsa “Jepi zë” ka siguruar pamje nga groposja e lopëve në gropë të hapur me eskavator
23 prej këtyre bagëtive ishin me sëmundjen e Brucelozës që konsiderohet si e rrezikshme dhe infektive.
Asgjësimi i kafshëve ishte planifikuar të bëhej para disa ditëve por që tri herë radhazi inspektoret e Agjencisë së Ushqimit u penguan të kryenin detyrën e tyre, për shkak se banorët kishin refuzuar që kjo procedurë të kryhet në këto lokacione, pasi sipas tyre, po rrezikohet shëndeti.
Sipas ligjit aktual, çdo komunë është e detyruar që ta caktojë një lokacion për asgjësimin e kafshëve në rast të paraqitjes së sëmundjeve të tilla, teksa përgjegjëse për kompensimin e fermerëve por edhe asgjësimin është AUV-i.