Lajm i hidhur: Vdes ish minatori i Trepçës dhe i burgosuri politik
Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur, Shahin (Muharrem) Peci nga fshati Rahovë.
I ndjeri kishte qenë ish minator i minierës Trepça dhe grevist në vitetet e 90-ta, shkruan Jepi zë
Familjarët kanë treguar për “Jepi zë” se ai ishte detyruar të ikë jashtë vendit për shkak të përndjekjes dhe burgosjes nga ish pushteti serb i atëhershëm.
Koha e varrimit sipas familjarëve nuk është vendosur por vendi do të jetë në Rahovë.