Vajza 15-vjeçare dyshohet se u dhunua nga i dashuri i saj i mitur
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.
Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të së njëjtës moshë, të cilët krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj, Prokuroria ka nisur hetimet dhe është arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, me të cilën janë lidhur që një kohë,
Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, rasti u zbulua pasi dy të miturit u kapën me njëri-tjetrin në mes të rrugës dhe për pasojë dikush e denoncoi rastin në Polici, duke u bërë sebep që të dalin në dritë edhe detajet e tjera.
Posa palët janë shoqëruar në stacion policor, kanë dhënë deklaratat e tyre, ku edhe u kuptua se të njëjtit njihen që rreth 2 vjet, periudhë kjo gjatë së cilës kanë pasur edhe raporte intime.
Posa u morën informacionet e para, hetuesit policorë janë vënë në lëvizje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Si rezultat, ndaj të dyshuarit, pas përfundimit të procedurave policore, është nxjerrë aktvendim për caktimin e masës së ndalimit policor, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.