Skandaloze: Në stadiumin e Manchester Cityt brohoritet nga serbët “Kosova është Serbi”

Manchester City, e ka nisur me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma në “Etihad”, City fitoi 3:1 ndaj Crvena Zvezdës së Beogradit.

Gjiganti anglez shpërtheu në pjesën e dytë për fitoren bindëse. Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 45-të me golin e Osman Bukarit. Por menjëherë në minutën e 47-të Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1:1.

Pas një ore lojë, Alvarez e shënoi golin e dytë. Ndërkohë për 3:1 shënoi Rodri.

Tifozët e Zvezdës “Dilije” brohoritën edhe në këtë ndeshje “Kosova është Serbi”, shkruan Telegraf.rs, përcjell Lajmi.net.

Rreth 2 mijë tifozë serbë ishin të pranishëm në këtë duel.

https://x.com/kalabasterjak/status/1704211102345597412?s=46&t=rghxbhIib6aUyy2kaHdAaw

Lexo edhe:  Pak para ndeshjes, Plisat rrihen me tifozët italianë