Parashikimi i motit për sot dhe ditëve vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta, por ende mbetet mjaft nxehtë për këtë periudhë kohore.

Pasdite rrallëkund në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperaturat maksimale pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallëkund në disa vise parashihen riga ose ndonjë rrebesh i shkurtër shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, me ulje të lehta në disa rajone.

Nga e Enjta do të vazhdojë mot mjaft i nxehtë veror, por përkundër kohes së gjatë me diell do të ketë edhe vranësira të cilat lokalisht pritet të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të fuqishme, të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet do të jenë krejtësisht të izoluara deri të dielën kur pritet të jenë më të përhapura. Temperaturat do të shënojnë rritje përsëri deri të dilen kur pritet të shënojnë ulje, por jo aq të theksuara./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Policia e Zvicrës konfirmon arrestimin e këngëtarëve shqiptarë, në mesin e të arrestuarve edhe Sinan Vllasaliu