Fëmijë kosovarë me flamuj e simbole të UÇK-së në ndeshjen e Man Cityt ndaj skuadrës serbe
Manchester City është duke e zhvilluar sonte ndeshjen e parë për sezonin 2023/24 në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi evropian për kundërshtar ka skuadrën nga Serbia, Crvena Zvezda, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja është duke u zhvilluar në “Etihad Stadium”, aty ku prezent ka edhe tifozë kosovarë.
Disa fëmijë të një familje nga Kosova, që jeton në qytetin e Manchesterit, janë parë me flamurin e shtetit tonë, si dhe me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ata gjithashtu bënë shqiponjën me duar.