Fëmijë kosovarë me flamuj e simbole të UÇK-së në ndeshjen e Man Cityt ndaj skuadrës serbe

Manchester City është duke e zhvilluar sonte ndeshjen e parë për sezonin 2023/24 në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi evropian për kundërshtar ka skuadrën nga Serbia, Crvena Zvezda, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja është duke u zhvilluar në “Etihad Stadium”, aty ku prezent ka edhe tifozë kosovarë.

Disa fëmijë të një familje nga Kosova, që jeton në qytetin e Manchesterit, janë parë me flamurin e shtetit tonë, si dhe me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ata gjithashtu bënë shqiponjën me duar.

Lexo edhe:  Taulant Xhaka i reagon ashpër: Zana është e paguar nga dikush, Graniti shembull për të gjithë shqiptarët