“Kërcënon” Borrell: Sot do ta shohim a janë gati Kurti e Vuçiq të marrin përgjegjësi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka njoftuar për nisjen e takimeve mes Kosovës e Serbisë sot në Bruksel, duke thënë se koha është që të fillohet seriozisht zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër dhe tha se sot shihet nëse palët janë gati të marrin përgjegjësinë.

Borrel gjithashtu tha se sot është dita kur do ta shohin nëse palët, ajo e Kosovës dhe ajo e Serbisë, janë gati të marrin përgjegjësi.

“Jam duke pritur Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”.

I am hosting President @predsednikrs Vučić and Prime Minister @albinkurti for a High-Level Meeting of the Dialogue in Brussels.

It is time to start implementing the Agreement on the path to Normalisation in earnest. Today, we will see if they are ready to take responsibility. pic.twitter.com/q8ws2Pqtye

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 14, 2023
Nga ora 09:00 e mëngjesit kanë nisur takimet në Bruksel, ndërsa aktualisht është duke u mbajtur takimi trepalësh.

Nikoqirët fillimisht pritën presidentin serb nga ora 09:00 e pas këtij takimi me të, Borrell e Lajçak pritën kryeministrin Kurti.

Siç ka njoftuar BE-ja, takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Lexo edhe:  Aksident trafiku në Fushë Kosovë, treni godet një veturë (FOTO)