Policia me aksion të madh në Pejë, priten arrestime

Foto ilustrim

Policia e Kosovës me njësitet relevante, sot është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Kelani thotë se pas përfundimit të këtij operacioni, do të bëhen të ditura informacionet tjera.

Ndërkohë, mësohet se Prokuroria  Themelore në Pejë ka urdhëruar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, të ndërmarrin aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”.

Burime të Klankosova.tv brenda Prokurorisë kanë treguar se kjo kontrollë po bëhet ndaj bordit të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitave zyrtare.

Lexo edhe:  Në ditën që u bë polic, Eugen Gashi shkon tek varri i babait që i vranë serbët