Ndahet nga jeta nipi i Ramush Haradinaj, vuante nga një sëmundje e rëndë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është ndarë nga jeta nipi i tij, Mustafë Ahmetxhekaj.
Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Ahmetxhekaj ndërsa shtoi se nipi i tij vuante nga një sëmundje e rëndë.
Njoftimi i plotë:
Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë.
Ngushëllime familjes Ahmetxhekaj dhe gjithë atyre që e njohën.
U prehsh në paqe, Mustafë!