Ndahet nga jeta nipi i Ramush Haradinaj, vuante nga një sëmundje e rëndë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është ndarë nga jeta nipi i tij, Mustafë Ahmetxhekaj.

Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Ahmetxhekaj ndërsa shtoi se nipi i tij vuante nga një sëmundje e rëndë.

Njoftimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë.

Ngushëllime familjes Ahmetxhekaj dhe gjithë atyre që e njohën.

U prehsh në paqe, Mustafë!

Lexo edhe:  Tregim suksesi: Mitrovicasi Ardian Imeri bëhet oficer në policinë gjermane