Barazim i çmendur në sekondat e fundit, përfundon ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës

Kosova dhe Zvicra kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së pestë të kualifikimeve për Euro 2024.

Helvetikët kaluan të parët në epërsi me golin e Freuler në minutën e 14-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Vedat Muriqi në minutën e 65-të.

Golin e dytë për Zvicrën e shënoi Rrahmani në minutën e 79-të i cili devijoi një gjuajtje të Freuler.

Rezultatin e barazoi Vedat Muriqi në minutën e katërt shtesë.

Për Kosovën sot debutuan Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica.

Me këtë fitore, Zvicra është në vendin e parë me 13 pikë, derisa Kosova mbetet e parafundit me 3 pikë.

Lexo edhe:  Kuqezinjtë e Kombëtares festojnë fitoren në Ishujt Faroe me këngën e Adem Jasharit