“Skifterat” paralajmërojnë udhëtim masiv në përkrahje të Gjilanit në finalen e Kupës ndaj Prishtinës

SC Gjilani dhe FC Prishtina do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll këtë vit.

Tifozët nga Gjilani, “Skifterat”, janë duke u organizuar masovikisht që ta përkrahin skuadrën e zemrës, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë ditës së sotme tifozët e skuadrës “kuqebardhë” kanë publikuar ftesën ku bëhet thirrje masovike për gjithë qytetarët e Gjilanit që të udhëtojnë drejt Prishtinës.

Gjithashtu mësohet se udhëtimi i tifozëve me autobusë do jetë falas.

Kujtojmë që ndeshja mes SC Gjilanit dhe FC Prishtinës do të zhvillohet më 5 qershor me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Lexo edhe:  Joshua fantastik, ia “shkund dritat” kundërshtarit në raundin e shtatë