Aksident i rëndë në Istog, rrokulliset një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Drogolevc të Istogut, ku një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Siç raportohet, një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident, teksa akoma nuk dihet gjendja e tij.

Në vendin e ngjarjes, sipas pamjeve të publikuara, shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Burri që u dogj sot në veturë ishte ushtar i UÇK, Zafir Berisha: S’e meritove të largohesh kështu