Tjetër aksident i rëndë afër Deçanit, dy ambulanca arrijnë në Strellc

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Strellc të Deçanit.

Një veturë është rrotulluar e tëra.

Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes ka arritur Policia dhe dy autoambulanca.

Akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e pasagjerëve dhe shkaqet e aksidentit.

Kujtojmë se po në Deçan, më herët gjatë ditës është aksidentuar po ashtu një automjet, nga i cili aksident një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë