Aksident i rëndë në Istog, rrokulliset një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Drogolevc të Istogut, ku një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Siç raportohet, një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident, teksa akoma nuk dihet gjendja e tij.

Në vendin e ngjarjes, sipas pamjeve të publikuara, shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Shpërthim i fuqishëm në veri, diçka u gjuajt afër veturës së Policisë