Gjilanasi që kërcënoi ish të fejuarën kapet posa arrin në Kosovë, dërgohet në mbajtje

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre.

Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Në të tilla raste shpesh përfshihen edhe familjarët e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Me një rast të tillë është përballur një 25-vjeçare nga Gjilani, e cila është në hall me ish të fejuarin e saj, të cilin u detyrua ta denoncojë pas telasheve që ia shkaktoi.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i riu F.M., i cili u denoncua para 10 ditësh, nën dyshimin për kanosjen e viktimës, është arrestuar sot në kufi.

Posa arriti në Kosovë, i njëjti është ndaluar dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim lidhur me veprën për të cilën dyshohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ndërron jetë në moshë të hershme Hana Rrustemi