Prishtinë: Policia kap në flagrancë një 29-vjeçar me marihuanë, shoqërohet në stacion

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe së fundmi në rrugën ‘Hamzë Jashari’ në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë patrullimit të Policisë në atë pjesë, është ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Me rastin e kontrollit policor, te i dyshuari 29-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Lexo edhe:  Rrahje brutale mes 4 personave në palestrën e fitnesit, njëri përfundon në urgjencë