Grabiten para në një pompë derivatesh në Lipjan

Duke kërcënuar me armë, dy persona kanë grabitur para në një pompë të derivateve ne Lipjan.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të enjten para mesnatës dhe po trajtohet si grabitje e armatosur.

“Lipjan ,24.08.2023-23:07. Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Vajza që dyshohet se u dhunua në Pejë është 14-vjeçare, ky është personi i shpallur në kërkim nga Policia