Grabiten para në një pompë derivatesh në Lipjan

Duke kërcënuar me armë, dy persona kanë grabitur para në një pompë të derivateve ne Lipjan.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të enjten para mesnatës dhe po trajtohet si grabitje e armatosur.

“Lipjan ,24.08.2023-23:07. Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Goditet nga vetura një polic në Skenderaj