Dhunë në një familje në Gjakovë, vëllai rrah motrën e tij

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku brenda një familje ka pasur një përleshje fizike.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se vëllau ka rrahur motrën e tij, si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin pasur.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Policia është vënë në veprim dhe janë në kërkim të të dyshuarit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ky rast është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Vodhën bagëti dhe i dërgonin në Serbi, arrestohet hajni i tretë i grupit