Aksident i rëndë, vetura përfundon me 4 rrota nga qielli – ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën që dërgon nga magjistralja e Mitrovicës në magjistralen e Podujevës.

Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se ka të lënduar nga përplasja. Siç edhe shihet, vetura ka përfunduar e rrotulluar.

Dëshmitarët thonë se ishte një vetaksident, ku vetura e humbi kontrollin dhe u rrotullua në afërsi të rrugës së fshatit Barilevë.

Ende nuk dihet për shëndetin e personit të lënduar, por aty janë parë ekipet e emergjencës.

Përveç Policisë dhe Ambulancës, aty u panë edhe zjarrfikësit që ndihmuan në nxjerrjen e personit që mbeti në veturë.

Lexo edhe:  “Dy vajzat e masakruara, 13 dhe 16 vjeç i gjetëm pas disa ditësh në mal” – Rrëfimi mbi masakrën që tronditi botën