Gjendet një trup i pajetë në veri, Policia nis hetimet

Një person në Zubin Potok është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 22:00, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është nën hetime.

“Zubin Potok 14.08.2023-22:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  “Pishman që kam nis lojë me ty”, Buci e prish përfundimisht shoqërinë me Santianën