Në Vushtrri po “lulëzon” droga: Arrestohet 18 vjeçari për posedim të substancave narkotike

Gjatë natës  policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “ Bahri Kuqii”,në kohën kurë  zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrollë një automjet dhe gjatë kontrollit të detajuar në automjet është gjetur dhe është konfiskuar një qese e vogël me substancës narkotike.

Në cilësi të dyshuarit është arrestuar A. P., 18-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  Lajmi i hidhur për Llaushën, vdes bashkëvendasi Enver Vojvoda