Dy doktorët mitrovicas, babë e bir ndër më të njohurit në otorinolaringologji

Njëri nga doktorët më njohur në Mitrovicë është Dr. Shaqir Demiri, i cili me ish bashkëshorten e tij, Sanije Demirin, kanë mjekur shumë qytetarë e fëmijë nga Mitrovica por edhe më gjerë.

Familja Demiri është e njohur në qytetin e Mitrovicës, ndërsa profesionin e mjekut e ka zgjedhur edhe Edin Demiri, biri i Dr. Shaqirit, shkruan Jepi zë.

Edini tani suksesshëm po e ushtron profeionin të otorinolaringologut në wytetin e Mitrovicës, duke kryer intervenime të rralla dhe të sukseshme.

Ndërsa Shaqir Demiri, përveç si doktor mjaft i suksesshëm njihet edhe si atdhetar dhe patriot i madh në çështjen kombëtare, shkruan Jepi zë.

Dr. Shaqa ashtu si njihet nga kolegët, kishte guxim që ta mjekonte edhe ish komandantin legjendar Adem Jashari, pasi familja Jashari i besonte doktorit mitrovicas i cili duke kaluar nëpër shumë rreziqe e kishte mjekuar disa herë ish themeluesin e UÇK-së.

Lexo edhe:  Shtatë persona vriten dhe tetë të tjerë plagosen në Hamburg të Gjermanisë