Ky është i dyshuari që iku para syve të Policisë në Gjakovë, u hodh nga dritarja e Qendrës së Ndalimit

Arrestimi dhe shoqërimi i të dyshuarve që kapen për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por raste të tilla nuk janë edhe të rralla për Policinë e Kosovës. Shpeshherë ka ndodhur që të dyshuarit t’iu ikin para syve të tyre, qoftë në lokacionet ku kanë intervenuar, apo edhe nga stacionet policore. Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të tillë që ka ndodhur të enjten në Gjakovë

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që po kërkohet nga Policia është Haxhi Shala, 29-vjeçar – i cili u arratis nga Qendra e Ndalimit dhe akoma nuk është kapur.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet se ndodhi për pak minuta, kur i dyshuari shfrytëzoi kohën derisa zyrtari policor që po merrej me rastin po kryente procedurat e tjera dhe u hodh nga dritarja.

Të njëjtat burime thonë se kjo bëri që Policia të aktivizohej sërish, por i dyshuari është larguar në një drejtim të panjohur dhe ende nuk është bërë lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

Lexo edhe:  Ky është Q7-shi që futi në telashe tri familje në Istog, si ndodhi rasti