Kthehen kolonat e mëdha në dalje të Kosovës, pritje në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar mëngjesin e sotëm ka përditësuar të dhënat për gjendjen në kufi.

Aktualisht pritjet më të gjata janë për të dalë nga Merdar, deri në 150 minuta, ndërsa për të dalë 20 minuta.

Ndërkaq, te Dheu i Bardhë mërgimtarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova.

Në Muçibabë, pritjet për të dalë janë deri në 20 minuta.

Në pikat tjera s’ka pritje më shumë se 15 minuta.

(foto ilustrim)

Lexo edhe:  Dy vëllezërit Syla rrihen mes vete në Prishtinë, dërgohen në mbajtje