Arrestohen babë e bir në Viti pasi u rrahën mes vete, i biri pëson lëndime të rënda

Zënkat e ngatërresat mes baballarëve me fëmijët e tyre shpesh herë përfundojnë me dhunë. E konfrontimet fizike mes tyre bëhen shkak që të intervenojnë edhe njësitë policore në mënyrë që të zgjidhen telashet.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Budrikë e Epërme në Viti ku babë e bir kanë përfunduar në pranga pas një përleshje fizike.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se si pasojë e dhunës, i riu ka pësuar lëndime të rënda.

Me të arritur Policia në vendin e ngjarjes, ka arrestuar dy të dyshuarit. Pas intervistimit, Policia ka ndaluar për 48 orë prindin ndërsa të riun e kanë liruar me procedurë të rregullt.

Për këtë rast, Policia ka njoftuar edhe në raportin 24 orësh.

“Pas një mosmarrëveshje verbale, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me 11.08.2023 janë arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  “A mos vallë nuk e meritoj mbështetjen në kerkesën humane për NANEN TIME”, humanisti Adnan Hyseni kërkon ndihmë për shërimin e nënës së tij