Një serb vdes në plazhin e Vlorës
Një serb ka vdekur në Vlorë, ku edhe po i kalonte pushimet.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Uji i ftohtë”.
Siç raporton Abcnews.al, dyshohet se 54-vjeçari sapo ka hyrë në ujë ka pësuar “arrest kardiak”.
Atij i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por ai nuk mundi të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.